"Show me Artanin", drejtori i shkollës së Miratocës-Gafurr Hyseni (Video)
Lokale

"Show me Artanin", drejtori i shkollës së Miratocës-Gafurr Hyseni (Video)

18.Jan.2015 23:29
0

10.04.2015 - 21:30

Në studion e emisionit “Show me Artanin”,  këtë të premte qëndroi drejtori i shkollës fillore “Abdulla Krashnica” në fshatin Miratoc të Preshevës, Gafurr Hyseni.

Kjo shkollë është ndër pesë më të mirat në Serbi, të vlerësuara nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë.

Shiko më poshtë ritransmetimin:

 
 

*********************************************************************************************************************************

Xhemile Haliti, mysafire në emisionin “Show me Artanin”

03.04.2015 - 22:12

Ka përfunduar emisioni i njëmbëdhjetë “Show me Artanin” me mysafirë motrën medicinale, njëherit anëtare e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Xhemile Haliti nga Bujanoci.

Në këtë emision komik, Xhemile Haliti foli për profesionin e saj, përvojat në vendin e punës në shtëpi të shëndetit, ndodhitë në jetën private, angazhimin si anëtare e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tema tjera.

Emisioni u transmetua në portalin informativ Titulli.com, ndërsa ritransmetimin e emisionit mund ta shihni më poshtë. /Titulli.com/

 

****************************************************************************************************************************

Shaip Kamberi në “Show me Artanin” (Video)

27.03.2015 - 21:25

Ka përfunduar emisioni me deputetin popullor Shaip Kamberi.

Në këtë emision televiziv, ritransmetimin e të cilit mund ta përcillni në linkun e mëposhtëm, do të mund të mësoni për angazhimin e deritanishëm të deputetit nga Komuna e Bujanocit në Parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi veç të rejave nga jeta publike, në emisionin “Show me Artanin” flet edhe për jetën private. /Titulli.com/

 

*********************************************************************************************************************************

Sevdail Sherifi, boksieri nga Presheva në “Show me Artanin” (Video)

20.03.2015 - 21:25

Në emisionin e sontëm patët rastin të shikoni dhe dëgjoni bokierin nga Tërnnava e Preshevës, Sevdail Sherifi.

Gjatë qëndrimit në studion e TV Aldit në “Show me Artanin”, Sherifi si asnjëherë më parë shpalosi të arriturat e tij në karrierë si dhe në jetën e tij private.

Në këtë emision komik nuk munguan as momentet e relaksit. Për më shumë ritransmetimin mund ta përcillni në videon e mëposhtme:

 

**********************************************************************************************************************************

Doktori i shkencave të komunikimit dhe informimit në “Show me Artanin” (Video)

06.03.2015 - 21:51

Ka përfunduar transmetimi i emisionit “Show me Artanin” me mysafirë Ferid Selimin.

Ritransmetimin e këtij emisioni të zhvilluar në studion e Televizionit Aldi me doktori i i shkencave të komunikimit dhe informimit nga Presheva, Ferid Selimi mund ta përcillni më poshtë:

 

***************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, në studio Shqiprim Arifi nga Lëvizja e re (Video) 

27.02.2015 – 21:50

Ka përfunduar transmetimi i emisionit “Show me Artanin” me mysafirë Shqiprim Arifin, njërin prej iniciatorëve për themelimin e Lëvizjes së re politike në Preshevë.

Ritransmetimin e këtij emisioni të zhvilluar në studion e Televizionit Aldi mund ta përcillni më poshtë:

 

*********************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, në studio Skender Destani (Video)

20.02.2015  - 21:49

Portali informativ Titulli.com ka transmetuar edhe një emision të radhës “Show me Artanin” me mysafirë zëvendëskryetarin e Komunës së Preshevës Skender Destani, njëherit mjek specialistë-pediatër.

Dr. Skender Destani është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL). Ritransmetimin e emisionit mund ta shikoni më poshtë:

 

*****************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, me teologun Ragmi Destani (Video)

13.02.2015  - 22:15

Më posht mund ta ndiqni ritransmetimin e emisionit të radhës “Show me Artanin” me teologun nga Llucani i Komunes se Bujanocit, Ragmi Destani:

 

************************************************************************************************************************************

12.02.2015 - 22:37

Emisioni komik që për disa javë po realizohet në studion e TV Aldit në Preshevë, edhe këtë të premte do të vazhdojë me mysafirin, teologun nga fshati Lluçan i komunës së Bujanocit, Ragmi Destani.

Ky emision që drejtohet nga Artan Ibishi do të na sjellë informacione interesante, ashtu siç bëri edhe deri më tani me mysafirë të tjerë.

“Show me Artanin”, përveç në televizionin Aldi, të premten (13 shkurt), duke filluar nga ora 20:20 minuta, transmetimin mund ta shikoni edhe në portalin informativ Titulli.com.

************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, mysafirë Xhelal Memeti (Video)

06.02.2015 - 21:55

Ka përfunduar transmetimi i emisionit “Show me Artanin” me mysafirë kryetarin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, Xhelal Memeti. 

Ritransmetimin e këtij emisioni të zhvilluar në studion e Televizionit Aldi në Preshevë mund ta përcillni më poshtë.

VIDEO 

 

**************************************************************************************************************************************

Kryetari FHKL-së, mysafiri i radhës në emisionin “Show me Artanin”

05.02.2015 - 14:19

Kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër, Xhelal Memeti, këtë të premte do të jetë mysafirë në emisioni komik “Show me Artanin”.

Memeti pritet t’i shpalos të arriturat në fushën e humanitetit përmes Fondit Humanitar të Kosovës Lindore.

Xhelal Memeti, i njohur me emrin e tij artistik si Xhim Presheva, të premten (06.02.2015), do të paraqitet edhe më këngët nga repertori i tij, ndërsa pritet të sqarojë arsyet e ngecjes në fushën e muzikës.

Transmetimin e emisionit “Show me Artanin” me mysafirë Xhelal Memetin, përveç në TV Aldi, mund ta shikoni edhe në portalin informativ Titulli.com duke ua sjellë sinjalin kudo në rruzullin tokësor.

Ajo që ju nevojitet është interneti, telefoni i mençur apo kompjuteri, ndërsa emisioni fillon në orën 20:20 minuta. /Titulli.com/

***************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin” – mysafirë Baki Rexhepi (Video)

30.01.2015 - 21:52

Ka përfunduar transmetimi i emisionit “Show me Artanin” me mysafirë profesorin dhe gazetarin nga Presheva, Baki Rexhepi.

Më poshtë mund të shikoni ritransmetimin e këtij programi komik të drejtuar nga aktori Artan Ibishi./Titulli.com/

VIDEO 

 

****************************************************************************************************************************************************************

Emisioni “Show me Artanin”, mysafirë Baki Rexhepi

30.01.2015 - 17:55

“Show me Artanin”, emision që realizohet çdo javë, sonte për mysafirë do te ketë profesorin dhe gazetarin nga Presheva, Baki Rexhepi.

Korrespodenti i Radio Televizionit publik të Kosovës, të premten (30 janar), përveç fushës së arsimit do të flasë edhe për fushën e gazetarisë, me theks të veçantë ate në Luginë.

Transmetimin e emisionin “Show me Artanin” i cili realizohen në studion e TV Aldit në Preshevë, mund ta ndiqni me video edhe në portalin informativ Titulli.com, duke filluar nga ora 20:20 minuta.

*****************************************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin” – mysafirë Gold AG (Video)

23.01.2015 - 21:35

Ka përfunduar transmetimi i emisionit “Show me Artanin” me mysafirë këngëtarin Gold AG.

Më poshtë mund të shikoni ritransmetimin e këtij programi komik të drejtuar nga aktori Artan Ibishi.

 
 

*********************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, mysafirë Gold AG,  sonte ora 20:20

23.01.2015 - 15:53

Në emisionin e përjavshëm “Show me Artanin”, sonte (e premte) me fillim në orën 20:20 minuta mysafirë special këngëtari nga Presheva Gold AG.

Sipas drejtuesit të emisionit komik, Artan Ibishi, emisioni i sotëm që realizohet në studion e Televizionit Aldi, dhe transmetohet në portalin informativ Titulli.com, do të jetë i veçantë.

Pritet që këngëtari me famë të flasë për këngën “Shqiptar 2”. Do t’i shtrohen pyetje edhe rreth vizitës në vendin e shenjt Qabe, kurse shikuesit mund të mësojnë edhe projektet  tij të ardhshme.

Surprizat me mysafirin Gold AG mund t’i ndiqni në TV Aldi si dhe transmetimin që do t’ia përcjellë gjithë shqiptarëve portali informativ Titulli.com.

Emisioni fillon në orën 20:20 minuta. 

******************************************************************************************************************************************

“Show me Artanin”, format që Lugina nuk e ka parë (Video)

18.01.2015 - 23:29

Në Luginë të Preshevës ka filluar me realizim emisioni komik “Show me Artanin”, i pari i këtij lloji në Luginë.

Emisioni më i ri show komik, i bazuar në ato amerikane, late night shows, udhëhiqet nga aktori preshevar, tashmë i mirënjohur, Artan Ibishi, me pjesëmarrjen në projektin e mëhershëm “Kuq e Zi Show”.

Emisionin "Show me Artanin" është një realizim i ri mediatik nga Radio Televizioni "Aldi" në Preshevë, ndërsa drejtuesi i këtij programi satirik do të trajtojë në prizmin e vet fenomenet e shoqërisë shqiptare të Luginës së Preshevës dhe më gjerë në rajon.

Programi do të realizohet me të ftuar në studio ku do të trajtohen ngjarje, tema, momente të rëndësishme nga jeta private dhe publike e të ftuarve. Ai do të jetë gjithëpërfshirës, ku do të ketë të ftuar personazhe të të gjitha shtresave, profesioneve apo pozitën që bartin.

“Për mua si aktor është një përvojë e re si udhëheqës i një emisionit. Qëllimi i këtij emisioni ka qenë thyerja e monotonisë në Luginë nga emisionet tjera, të cilët zakonisht janë emisione politike dhe monotone që transmetohen në televizionet tona lokale, por t’i servohet publikut edhe emisione të zhanrit -talk show-“, i tha portalit informativ Titulli.com, Artan Ibishi.

Sipas drejtuesit të këtij emisioni, ideja kryesore ka qenë të bëhet diçka ndryshe, duke mos dashur që të qëndrojë pasivë, por të kontribuojë përmes një emisioni kulturoro-artistik.

Në këtë projekt kanë kontribuar, me dizajnin arkitekti Talat Fejzullahu , skenografinë Nagip Taipi, si dhe regjinë Kastriot Saqipi, Abdullah Ahmedi dhe Gani Veseli.

Sponzor të këtij emisioni, që është një realizim mediatik i Radio Televizioni "Aldi", janë fabrika për prodhimin e pijeve joalkoolike “Fluidi” (Red Rain dhe Jaffa), shtëpia botuese “Albas” nga Presheva, si dhe portali informativ Titulli.

Titulli.com çdo të premte në orën 20:20 minuta do të transmetojë sinjalin video në ballinë të këtij portali, duke mundësuar të shihni emisionin “Show me Artanin” atje ku nuk arrin sinjali televiziv tokësor.

Mysafirë i parë në hapje të këtij programi ishte regjisori Kastriot Saqipi.

 
Të premten (23 janar) me fillim në orën 20:20 minuta në “Show me Artanin” do të jetë këngëtari preshevar Gold AG.

Më poshtë keni njërin prej shumë serialeve të emisionit “Kuq e Zi Show”, në të cilin aktron tashmë moderatori i emisionit të tij të ri, Artan Ibishi, nga Presheva. /Titulli.com/

Gjina Zeqiri: Kosova s'ka nevojë të interesohet për mua se a punoj në Beograd, Bujanoc a dreq! (Video)
Alpinistë nga Serbia, Presheva dhe Shqipëria së bashku në majet e Malit të Dajtit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration